E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka "tremb"Tiranën: Nëbisedime me 3 klube

TIRANE- Jahmir Hyka mund t'i thotë lamtumirën Tiranës në muajt e verës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë fantazisti i kombëtares shqiptare, duke folur dje para gazetarëve. I marrë në muajin janar nga Panioniosi i Athinës, Hyka shihej si një nga blerjet më të bujshme të bardhebluve në sezonin e fundit, por e ardhmja e tij duket se do të jetë sërish jashtë vendit. Ai ka deklaruar dje se është në bisedime me tre klube dhe se në rast të një oferte të mirë, nuk do të mendohet dy herë për t'u larguar. "Unë jam nën kontratë me Tiranën, por mund të iki nëse më vjen një ofertë e mirë nga jashtë, - tha Hyka. - Jam në bisedime me tre klube për momentin, por nuk kam ende asgjë konkrete", konfirmoi ai. Jahmir Hyka kaloi te Mainzi tre vjet më parë, duke bërë lëvizjen e parë të bujshme në karrierë. Por, nëse ky transferim ishte i mirë përsa i përket anës financiare, nuk rezultoi i tillë nga ana sportive. Fantazisti kuqezi në shumicën e kohës qëndroi në stol, ç'ka e bindi që të largohej në verën e sezonit të shkuar, për t'iu bashkuar Panioniosit në Athinë. Megjithatë, kriza financiare e këtij klubi, bëri që Hyka të kthehej te Tirana në janarin e këtij viti.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›