E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID: Të ngrihet urgjent Gj. Administrative

Gjatë një takimi me strukturat e USAID një sërë grupesh përfaqësuese të bisnesit kanë organizuar një takim te i cili kërkohej në mënyrë sa më të shpejtë miratimi i projektligjit për Gjykatën Administrative. Roberta Mohoney, drejtore e misionit të USAID në Shqipëri deklaroi se pikërisht hapja e kësaj gjykate në Shqipëri mund të sjellë ndryshime në sasi dhe në klimën e bisnesit.
Hapja e Gjykatës Administrative mund të sjellë ndryshime në sasin dhe në klimën e bisnesit në Shqipëri . Ligjvënësit duhen nxitur për të miratuar projektligjin, por nga ana tjetër edhe vetë bisneset duhet të përpiqen që ligji i gjykatës administrative të miratohet brenda një periudhe të afërt parlamentare. USAID mbështet reformën administrative.
Përfaqësues të ndryshëm të bisneseve, nga dhoma e tregëtisë shqiptare, por edhe ajo angleze dhe amerikane bënë thirrje gjatë kësaj konference për ngritjen në mënyrë të domosdoshme të Gjykatës Administrative.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›