Imunitetet, PD: Absurd kushtezimi i opozites Eva Gjura
Partia Demokratike e ka vleresuar si absurd, kushtezimin e kryerjes se referendumit nga Partia Socialiste, duke e lidhur me kater ceshtje te tjera. Gjate nje deklarate per shtyp, zedhenesja e PD-se, Silvi Bardhi, eshte shprehur se pavaresisht fobise qe z.Rama ka nga zeri i qytetareve shqiptare, referendumi per heqjen e imunitetit do te thirret dhe zeri i qytetareve do te degjohet dhe respektohet plotesisht. Kete vendim, mazhoranca e bazon ne nenin 155 te Kushtetutes. Ne kete nen thuhet: "Te drejten e thirrjes se referendumit ne Shqiperi, e kane 50 mije qytetare, 1/5 e deputeteve te Parlamentit, Keshilli i Ministrave". Zedhenesja e selise blu ka bere te qarte, se ne ditet ne vijim, PD, ne konsultim me Keshillin Konsultativ te Parlamentit dhe me aleatet e saj, do te vendose se cilen nga rruget kushtetuese do te perdore per thirrjen e referendumit popullor, per heqjen e imunitetit. "Pas bllokimit nga PS, per 10 vjet me radhe te heqjes se imunitetit, tani do te jene qytetaret shqiptare ata qe do te shembin me fuqine e votes se tyre, murin e imunitetit, murin e korrupsionit dhe do te c'bllokojne rrugen e marrjes nga Shqiperia, te statusit te vendit anetar te Bashkimit Europian", - thuhet ne deklaraten e PD-se. Sipas mazhorances, kryetari i PS-se Rama, eshte i lire te mbaje cilindo qendrim ndaj ketij referendumi, sepse verdikti i sovranit, do te respektohet plotesisht. Partia Demokratike thekson gjithashtu, se kercenimi i Partise Socialiste per thirrje te referendumeve te tjera, si kunderpergjigje e thirrjes nga Partia Demokratike e referendumit per heqjen e imunitetit, eshte mjerane dhe qesharake. Gjithashtu, Partia Demokratike fton Partine Socialiste te ushtroje pa humbur kohe, te drejten kushtetuese te referendumit, per cdo ceshtje qe e gjykon te rendesishme, por - thekson zedhenesja e PD-se - opozita nuk e ben kete sepse ka frike nga zeri i qytetareve te thjeshte. "Z. Rama degjon vetem zerin e miliardereve te kupoles se Partise Socialiste, mirepo per imunitetin, pas 10 vitesh bllokimi, politikanet duhet te heshtin, tani radha eshte e qytetareve", - eshte shprehur zedhenesja e PD-se. Duke u kthyer tek seanca e 6 gushtit, ku opozita nuk votoi heqjen e imunitetit, zedhenesja e selise blu, ne deklaraten e saj thekson se Rama bllokoi projektin konsensual per heqjen e imunitetit, ne te cilin mazhoranca kishte pranuar te gjitha propozimet e PS-se. Sipas PD-se, Rama ishte me moton "jemi per heqjen e imunitetit, por nuk votojme heqjen e tij", e nuk lejoi deputetet e Partise Socialiste te votonin me date 6 gusht. "Me kete akt bllokues, ai shkelmoi para te gjithe shqiptareve dhe mbare botes, endrren europiane te te rinjve shqiptare dhe te qytetareve te tjere te ketij vendi, dhe mbrojti me imunitet pasurite e paligjshme te kontrabandes, fshehjes se taksave, trafiqeve kriminale, grabitjes se pronave te kupoles se miliardereve ne krye te PS-se", - theksoi zedhenesja e PD-se.