Mëhilli i kundërpërgjigjet Shamkut: Qeveria ka dyfishuar rrogat për arsimtarët
Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli ka reaguar pas deklaratave të kandidates për deputet të PS-së, Ledi Shamku për arsimin. Duke hedhur poshtë këto deklarata, Mëhilli ka theksuar se në katër vitet e fundit qeveria ka dyfishuar buxhetin për arsimin dhe rrogat e arsimtarëve. Që në datën 1 Qershor e tutje arsimtarët marrin 2 herë më shumë se në 1 Qershorin e 2005.
Ledi Ndërtorja doli shpifi dhe mohoi arritjet e arsimit mbi 2 fishimin e buxhetit për arsimin, 2 fishimin e rrogave të 44.000 arsimtarëve të Shqipërisë, mohoi 2 fishimin e numrit të studentëve si dhe rindërtimin dhe ndërtimin e 1012 shkollave në mbarë vendin, arritje këto historike për arsimin në vendin tone, theksoi Mëhilli. Sipas saj, anëtarja e kryesisë së SHPK-së socialiste, burri i të cilës, së bashku me Alban Eftimin dhe Edi Ramën, marrin 70% të leje të ndërtimit në kryeqytet, kur mohon arritjet e arsimit, fakton se është e zhveshur nga çdo gjë për shkak të tregut të lejeve të ndërtimit që bën familjarisht. Është ky treg që e bën Ledi Ndërtoren të heshtë si fija e barit kur ortaku i burrit të saj dhe shefi i saj, Edi Rama, shndërron në pallate familjare kopshtet e fëmijëve, bllokon rrugët e qytetit për Deshët e Edit, duke lënë pa asnjë shkollë të re 9 vjeçare territorin që shtrihet nga Don Bosko deri te Shkolla e Bashkuar pranë Alliasit si dhe tek Kodra e Priftit dhe djeg 2/3 e fondeve dhënë nga qeveria për Bashkinë e Tiranës për arsimin, përfundoi Mëhilli.