E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama miratoi përforcime për Afganistan

Uashington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama miratoi dërgimin në Afganistan të përforcimeve prej 17 mijë ushtarësh. Në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë u tha se "Urdhrat lidhur me këtë çështje u nënshkruan dhe vendimi i Presidentit Obama iu përcoll Pentagonit". Obama, në deklaratën e tij me shkrim theksoi se për arritjen e stabilitetit në zonën ku gjendja përditë e më shumë përkeqësohet, përforcimet në ushtarë janë të nevojshme.

Gjithashtu Presidenti Obama u shpreh se "Afganistanit i duhet kushtuar urgjentisht rëndësi strategjike, duhen bërë orientimet e nevojshme dhe duhen siguruar menjëherë burimet, për të cilat ka nevojë ky vend. Këto gjëra deri tani nuk janë bërë".

Nga ana tjetër një zyrtar i lartë amerikan njoftoi se për reduktimin e numrit të ushtarëve amerikanë në Irak, Obama do të vendosë në javët në vijim. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama kishte premtuar se brenda 16 muajve do të tërheqë nga Iraku forcat e tij luftarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›