E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në fuqi rritja e pagave dhe pensioneve

Tiranë- Hyri sot në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, vendim i marrë katër muaj më parë nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar në mbledhjen e kabinetit për hyrjen në fuqi të këtij ligji, duke e konsideruar këtë zhvillimin më të rëndësishëm më të rëndësishëm të muajve të fundit për 820.000 familje shqiptare.

Berisha ka theksuar se kjo është një rritje reale duke deklaruar se ajo i kalon më disa herë rritjen e inflacionit.

Rritja tejkalon me 3 deri në 5 herë infalionin e këtij viti. Vendimi është gjithashtu një hap i rëndësihsëmqë ngushton me tej diferencat midis rrogave të punonjesve- ka deklaruar ai.

Berisha ka thënë se qeveria ia doli mbanë të rriste pagat dhe pensionet dhe sot rroga mesatare është 513.000 lekë, nga 273.000 lekë që ishte nëvitin 2005. Kjo sipas Berishës sepse qeveria i ka qëndruar premtimeve të dhëna por mbi të gjitha falë modelit ekonomik, qe sipas tij bëri të mundur që t`i rresistohet krizes europiane.

Ja cila është skema e rritjes së pagave dhe pensioneve:

Pagat a arsimtarëve të arsimit të mesëm: Nga 268.31 lekë bëhet 588.029 lekë, pra me 2.2 herë.

Pagat për arsimin 9- vjeçar: Nga 227.71 lekë bëhet 501.90 lekë

Pagat e mjekëve: Nga 227.71 lekë shkon në 575.530 lekë, me 2.5 herë.

Pagat e infermiereve: Nga 150 mijë lekë në vitin 2012 do të bëhet 367.250 lekë.

Janë rritur gjithashtu pensionet, të ardhurat pensionale minimale që kanë qënë në 2005-ës 13.656 lekë, do rriten prej 65%. Pensionet rurale që kanë qënë 3.630 lekë tani janë bërë 8.731 lekë apo një rritje 140% krahasuar më 2005-ës.

Ndërkohë Berisha i ka uruar mirëseardhjen ministrave të rinj të kabinetit qeverisës që u dekretuan dje nga presidenti Topi, pjesë e LSI-së.

Matilda Alku/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›