Integrimi, Sequi: Mund tia dilni, Bregu: Të votojmë heqjen e imunitetit
Tiranë- Teksa Shqipëria po shkon drejt përballjes me verdiktin e BE-së për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat, që pritet të shqiptohet në Bruksel në Tetor të këtij viti, një sërë çështjesh janë ende pezull teksa të tjera mesa duket kanë përfunduar suksesshëm.
Sot gjatë shplaosjes së rezultateve tre mujore të Planit të Veprimit, në një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe me dy përfaqësues që kishin mbërritur nga Brukseli, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu listoi përpara gazetarëve përmbushjen e standarteve në disa fusha e bëri thirrje për realizimin e të tjerave, siç është edhe heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë.
Për 3 muaj nga miratimi i Planit të Veprimit, lidhur me administratën publike përpjekjt janë përqëndruar në kaudirn ligjor dhe ndryshimet në ligjin e shërbimit civil , gjithëpërfshirës me palët e biznesit. Sugjerimet janë reflektuar në draftligj. Buxhet i shtuar për institucionet e trajtimeve publike në këtë vit. Ulja e numrit të kontratave të përkohshme të punës.
Reformën në gjyqësor: Projketligji për gjykatën e lartë dhe konferencën gjuqesore janë për miratim në Këshillin e Ministrave. Lufta kundër korrupsionit:
Kemi ndërtuar një sistem që po abdetohet gjithmonë, të dhënat e para të vitit 2012 flasin për një përmisim në rritje krahasuar me vitin e shkuar.
Më e rëndësihme se çdo zbatim mbetet dëshmia e vullnetit politik për heqjen e imunitetit për zyrat e lartë. Ftesën që të dorëzojmë së bashku në byronë parlamentare çëshjen e heqjes së imunitetit. Ska asnjë pengese që do t’i vononte për çështjen e imunitetit.
Përmbyllja e Reformes Zgjedhore shpresoi të ketë zhvillime në ditët në vijim. S’mendoj pse të tërqihet zvarrë derisa të përmbyllet ai i Reformës Zgjedhore por mendoj se ecin bashkë. Krimi i organizuar: Progres kundër trafikimit të drogës, është rritur 33% numri i operacioneve krahasuar me tremujorin e parë 2011. Zbatimi i ligjit antimafia, 49 raste kundrejt 21 rasteve të gjysmës së parë të 2011-ës. Një trend në rritje për hrtimin e aseteve kriminale. E drejta e pronës: është rihartuar strategjia sektoriale për pronësinë. Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut: Ndërgjegjësim me bazë gjinore. PAK më shumë vëmëndje. Për të burgosurit janë shënuar përparime si ngritja e qëndres së re në Elbasan dhe me akte e memorandume si përfshirja e të ndaluarve edhe në skemën e sigurimeve shëndetësore’- tha Bregu.
Ndërkaq në fjalën e tij ambasadori evropian Sequi ripërsëriti apelin e komisionerit Fyle për përmbushje të 12 prioriteteve si kushte për kalimin e testit në vjeshtë duke theksuar se shqiptarët mund t’ia dalin por s’duhet humbur më kohë.
‘Fule e ka bërë të qartë që Shqipëria duhet të zbatojë një masë kritike të progresit të reformës për statusin kanddsat në Tetor. S’duhet të humbasim prioritetet e tjera, gjyqësorin, krimin, pronësia, administrata publike, imunitetimedoj që mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kushtet për të ndaluarit zbatimi i tyre do të tregonte se Shqipëria ndan të njëjtat gjëra me BE. Është ende i mundshëm për Shqipërinë, por koha është e shkurtër dhe vullneti politik nga të gjitha palët është esencial. Ju mund tia dilni, ne do të vazhdojmë tju mbështesim por vendimet merren vetëm nga Shqipëria’- tha ambasadori.
Pas tre muajsh nga dorëzimi i Planit të Veprimit vendit tonë i duhet ende të përmbushë kriteret e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare përfshirë edhe heqjen e imunitetit për zyrtarët të lartë por që për të treja këto çështje maxhoranca dhe opozita premtojnë dhe ofrojnë zgjidhje por ende s’ka asgjë të finalizuar.
/IDEA/