Reagon Ambasada Italiane per ngjarjen ne Peqin, arrestohen te dyshuarit
Dhuna e ushtruar ne Peqin, ne ndeshjen mes Shkumbinit dhe Flamurtarit nuk kurseu as treshen e gjyqtareve italiane, Gabriele Gava, Xhonantonio Puxhoto e Xhanluka Kariolato, jo vetem kaq por ata u goditen me objekte te forta dhe nje dite pas ngjarjes reagoi Ambasada Italiane ne Shqiperi. Ambasada italiane e konsideroi ngjarjen si teper te rende, duke nenvizuar mosmarrjen e masave te mjaftueshme te sigurise, sidomos per mbrojtjen e treshes se arbitrave. “Ambasada Italiane, duke nenvizuar veprimet konstante te promovimit te kontakteve mes dy shoqerive civile shqiptare dhe italiane, ne vecanti ne sektorin e te rinjve dhe ne sport, por sidomos ne mbrojtjen e nje imazhi pozitiv te ketij vendi, kerkon qe sjellje te tilla te mos perseriten me dhe duhet te merren masat e duhura, ndaj pergjegjesve per ate qe ka ndodhur”, - thuhet ne deklaraten per shtyp te Ambasades Italiane ne Tirane. Nje dite pas dhunes ndaj treshes se arbitrave italiane diten e merkure, Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit ka pezulluar per 4 ndeshje fushen e Peqinit. Gjithashtu, klubi i Shkumbinit do te paguaje 300 mije leke gjobe, ndersa ndeshjen e ne tavoline 2-0, gje qe ishte e pritshme duke pare se takimi u mbyll para kohe. Disiplinori nuk ka falur as shefin e klubit peqinas Astrit Isaj, i cili ka fyer dhe provokuar arbitrat. Ai eshte pezulluar per 3 ndeshje dhe eshte gjobitur me 100 mije leke. E njejta mase eshte dhene edhe per ndihmes trajnerin, Sokol Branica. Per here te pare dhunohej ne Shqiperi nje treshe arbitrash te huaj. Me tej, jo vetem qe do te jete e veshtire qe te vijne gjyqtare te huaj, por edhe imazhi eshte prishur ndjeshem pas incidenteve te fundit. Takimi mes Shkumbinit dhe Flamurtarit u nderpre gati 4 minuta para kohe.