Hyn në fuqi ulja e tarifave celulare me shumicë

Faza e dytë e uljes së tarifave do të bëjë që kompanitë t’i paguajnë më pak njëri tjetrit për thirrjet drejt rrjeteve respektive. Për operatorët "AMC" dhe "Vodafone Albania" tarifa do të ulet në 7.57 lekë për minutë, ndërsa për "Eagle Mobile" tarifa do të ulet në 8.85 lekë për minutë.
Deri në fund të muajit gusht, dy kompanitë e para kishin paguar 8.85 lekë për minutë ndërsa “Eagle” 10.89 lekë për minutë. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, kjo synon uljen e çmimeve për tarifat me pakicë. Sipas të dhënave më të fundit të AKEP-it, më datë 1 korrik numri i përdoruesve të telefonisë celulare arriti në 4.75 milionë, me një rritje prej 4 përqindësh krahasuar me fundin e vitit 2010.
Fillimisht, nga ana e konsulentit sipas modelit BULRAIC u mendua që ulja të shtrihej në katër faza, por më vonë AKEP, duke vlerësuar faktin që në treg ka ende kompani që sapo kanë hyrë në treg, vendosi që orientimi i tarifave drejt kostos të bëhej në pesë faza. Vetëm gjatë vitit 2011, kompanive të telefonisë celulare u lind detyrimi për të bërë dy ulje, njëra që u krye në mars dhe tjetra që do të përsëritet tani në shtator, kurse tre fazat e tjera do të shtrihen deri në shtator të vitit 2015.
Në këtë kohë, për të gjithë operatorët terminimi i thirrjeve do të kushtojë 4.57 lekë për minutë. Për tre operatorët e parë në vend, arritja në këtë nivel tarife do të bëhet që në shtator të vitit 2013. Tarifat që ka miratuar AKEP për kompanitë e telefonisë celulare marrin parasysh koston e shërbimit të kompanisë dhe një fitim të moderuar për kompanitë, të cilët jo pak herë janë vënë në fokus të diskutimeve për fitimet e tyre.
Duke marrë parasysh këtu faktin që ulja maksimale e tarifave do të stopohet në nivelin 4.57 lekë për minutë, AKEP ka lënë në fuqi koeficientin 17.5 për qind, që përfshin në vetvete koston e shërbimit dhe fitimin e arsyeshëm. Ky ishte edhe sugjerimi që dha konsulenti i huaj lidhur me uljen e tarifave të terminimit të thirrjeve. “AKEP gjykon se përdorimi i vlerës 17.5% për VVAÇ dhe tarifës respektive 4.57 lekë/minutë është i arsyeshëm për t`u përdorur për rregullimin e tarifës së terminimit të operatorëve celularë në Shqipëri”, thuhet në dokumentin e AKEP. /Start/
2011-09-01 08:32