E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn per te grabitur ngec ne zgavren e ventilimit

Banorët të një lagjeje në Anshan në Kinë panë tmerrin me sy e nxituan të thërrisnin për ndihmë zjarrfikësin për të shpëtuar hajdutin që kishte  ardhur për t’u grabitur shtëpinë. Ndërsa tentonte te hynte për të vjedhur banesën, hajduti pa fat kishte ngecur në të carën e ventilimit e rrezikonte të binte që aty nga çasti në çast. 

Për ta shpëtuar banorët thirrën zjarrfikësist të cilët  u përpoqën ta nxirrnin sipër e t’i shpëtonin jetën . U desh rreth gjysmë ore për ta shpëtuar nga vdekja, por jo nga dënimi hajdutin kinez i cili  pasi  më në fund hyri në banesën që donte  të grabiste doli që aty duarbosh e me pranga.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›