E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne AS Do marrim bashkite e medha

Kryetari i opozites Edi Rama thote ne tete maj do te fitoje ashtu si ne 2007 shumicen e bashkive me te medha ne vend. Deklaratat per fitoren ne zgjedhjet e majit, kreu i opozites i beri si i ftuari i emisionit “Agon” te Jonida Shehut ne Albanian Screen. ”Fitorja e Aleancës për të Ardhmen është e padiskutueshme në 8 Maj. Ne kemi një mbështetje që nuk e kemi pasur asnjëherë në këto vite. Të gjitha sondazhet që ne disponojmë dhe bëjmë për dijeninë tonë dhe jo për konsum public na tregojnë qartë se këtij populli I ka ardhur në majë të hundës” tha Rama.

Kryetari i partise me te madhe ne opozite tha se fitorja e shumices opozites padiskutim qe do te shoqerohet me kerkesen per zgjedhje te parakohshme parlamentare. ”Një orë e më parë sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur duke vazhduar të hyjnë në borxhe që I merr Saliu por I paguajnë njerëzit e zakonshëm. Ne do të kërkojmë dëbimin e qeverisë, por e përsësis që unë nuk e uroj as për vendin, as për vetë Saliun, pra dëbimin e qeverisë siç dëbohen regjimet që ndalojnë demokracinë të bëjë punën e saj” tha Rama.

Por ne rast se opozita nuk merr votat e pritshme, cila do te jete pergjegjësia e Edi Rames? Në shmangie të kësaj përgjigje Rama thotë se fitorja është e padiskutueshme.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›