E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet mësimore, praktikë e re për shtëpitë botuese

Specialistet e ministries se Arsimit premtojne se nuk do te kete me gabime me tekstet shkollore. Gjate nje interviste per Alsat, Jovan Kristiqi, keshilltar i ministrit Tafaj, u shpreh se ne reformen e altertekstit kete vit eshte futur nje praktike e re per shtepite botuese. Ato do te rregjistrohen per konkurrim, por librat e tyre nuk do te jene gati pas dy muash, por do t’ju lihet kohe per t’i pergatitur ato per rreth nje vit.

“Një nga mangësitë që kemi pasur deri tani në tekstet shkollore ka qenë se shtëpitë botuese kanë pasur një kohë shumë të shkurtër për të përgatitur tekstet dhe sigurisht që ai nuk do të ishte në nivele cilësore, të pëlqyeshme. Kësaj praktike, duke filluar qysh këtë vit shkollor i jepet fund” thotë Kristiqi.

Nje nga risite e reformes se alterteksit kete vit eshte dhe perdorimi i metodave europiane ne procesin e mesimdhenies, shprehet Jovan Kristiqi, i cili thote se kjo po pasohet dhe me futjen e teksteve te autoreve te huaj ne sistemin parauniversitar, ne vecanti metoda te gjuheve te huaja.

“Tani po punojmë me futjen e metodave të huaja interaktive online që janë fjala e fundit e modernizimit të procesit mësimor, që do të thotë të shikosh orën e mësimit nga kjo zyrë e ministrisë së Arsimit, që të komunikosh me mësuesin ose me nxënësin mes anës së serverit qëndror dhe njëkohësisht të korrigjosh dhe punimet e nxënësve me anë të elektronikës” thotë Kristiqi.

Nderkohe specialistet e arsimit kane shpallur dhe konkursin per pergatitjen e tre teskteve per femijet e emigranteve shqiptare, kjo e kerkuar nga shoqatat e shqiptareve ne shtetet fqinje.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›