E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet deficiti tregtar rritet importi dhe eksporti ne korrik

Për herë të parë pas shumë muajsh defiçiti tregtar i vendit ka njohur një rënie edhe pse vijon të jetë në favor të dukshëm ndaj importeve. Instituti i Statistikave ka njoftuar se gjatë mujit korrik patëm rritje në vlerë si të importeve ashtu dhe eksporteve.

“Në korrik të vitit 2011 u eksportuan 17.8 mld lekë mallra, me rritje 7.7 % krahasuar me qershorin e vitit 2011 dhe rritje 32.4 % krahasuar me korrikun e vitit 2010. U importuan 47.8 mld lekë mallra me rritje 2.4 % krahasuar me qershorin e vitit 2011 dhe rritje 7.4 % krahasuar me korrikun e 2010-ës. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29.9 mld lekë duke shënuar një ulje prej 0.4 % krahasuar me muajin paraardhës dhe 3.5 % krahasuar me një vit më parë”, tha Alma Mara, specialiste e tregtisë me jashtë.

Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë vijojnë të jenë Greqia dhe Italia. Gjatë muajit korrik rritje ka pasur shkëmbimi i mallrave me Kosovën për shkak të bllokimit të hyrjes së mallrave serbe në këtë shtet.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›