Makinat e përdorura, ja taksat e reja
24/08/2011 Ligji hyn në fuqi. Sistemi i ri i taksimit vendos taksë për karburantin, pritet ulje e shitjeve
Që sot taksa doganore do të jetë zero. Favorizohen automjetet e reja
Makinat e përdorura nuk do të paguajnë më taksa doganore në doganë. Prej ditës së sotme ajo do të zëvendësohet nga një taksë tjetër, e cila do të paguhet çdo vit, kur bëhet kolaudimi i makinës. Taksa e re do të jetë e shtrirë në vite, ndaj edhe shuma që do paguhet do të jetë disa herë më e ulët nga taksa ekzistuese.
Taksat e reja
Mënyra e re e taksimit që hyn në fuqi nga dita e sotme do të favorizojë të gjithë ata persona, të cilët zotërojnë një mjet të ri dhe me cilindrat të vogël. Sipas përllogaritjeve për disa kategori makinash, taksimi i ri ka si bazë dhe vitin e prodhimit, cilindratën dhe llojin e karburantit që djegin. Formula e re përcakton që makinat me më pak se tre vite prodhimi nuk paguajnë taksë, ndërsa për ato mbi këtë moshë taksa është e përshkallëzuar. Kështu, pas shtatorit, kur dhe hyn në fuqi mënyra e re e taksimit, një automjet që funksionon me benzinë dhe ka një cilindratë 1400 centimetër i prodhuar para 2008-ës kub do të paguajë nga 5 mijë deri në rreth 10 mijë lekë. Më shumë do të paguajë një mjet me kubaturë më të madhe. Për një automjet me benzinë me cilindratë 1 800, taksa vjetore varion nga 6 mijë e 400 deri në 11 mijë e 800 lekë. Më shumë do të paguhet për automjetet me naftë. Kështu për cilindratë 1400, duke përjashtuar mjetet e reja deri në tre vite prodhimi, taksa nis nga 6 mijë e 300 lekë. Për një automjet me cilindratë 2000 po me naftë pagesa nis nga 9 mijë lekë dhe rritet për çdo vit vjetërsi me 500 lekë. Sistemi i ri i taksimi do të vendosë dhe taksë për karburantin, çka pritet të sjellë një ulje të shitjeve. Që pas shtatorit, ata që kanë mjet me motor të madh dhe e përdorin më shumë do të paguajnë si taksë vjetore edhe në blerjen e karburantit.
Kategoritë që e shmangin taksën
Në nenin 9 të ligjit të ri “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, qartësohen 5 kategori, të cilat nuk paguajnë taksën. Kategoria e parë janë “mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë duke zbatuar parimin e reciprocitetit”. Gjithashtu janë “personat fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë brenda muajit janar të vitit në vazhdim, se nuk do të qarkullojnë me mjetet në pronësi të tyre gjatë këtij viti kalendarik ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë së përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit të mjetit”. Ata duhet ta dorëzojnë lejen e qarkullimit dhe, rrjedhimisht, janë të përjashtuar nga taksa për vitin që nuk e përdorin makinën. Kategoria e tretë janë pronarët e makinave të bllokuara. Sipas ligjit të ri, këta persona nuk kryejnë “pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara me vendim të gjykatës, Prokurorisë etj., për periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar”. Kategoria e katërt janë “autoveturat tip 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse dhe e përdorin vetëm për nevojat e tyre personale dhe jo për veprimtari private”. Makinat bujqësore janë të përjashtuara nga taksimi, bashkë me rimorkiot. Në fakt, mjetet pa motor e kanë zero taksën, sepse vetë formula bazohet në fuqinë motorike të mjeteve. Mjete të tilla janë p.sh. tërheqës rrugor apo autokamp. Ligji përjashton nga pagimi i taksës vjetore të makinave të përdorura, automjetet e reja deri në tri vite përdorim. “Mjetet qe janë tre vjet të vjetra të përjashtohen nga pagesa e taksës vjetore e mjeteve të përdorura bazuar në faktin se këto mjete janë të reja dhe nuk sjellin ndotje mjedisore”, theksohet në relacionin e ligjit. Sipas statistikave, numri total i mjeteve të reja me 0 km të regjistruar gjatë vitit 2010, është 3354 automjete dhe 1986 motomjete.
Shembull për taksën e re
Taksa e qarkullimit të mjeteve të përdorura paguhet çdo vit sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit (Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsinë, për tri vitet e para janë 0, më pas bëhen 0.18 dhe rriten me 0.02 për 10 vitet e para. Pas vitit të dhjetë, koeficienti rritet me 0.04)
Shembull
Një person ka një automjet të vitit 1996, me naftë dhe me fuqi motorike 2000 kubikë. Sipas formulës, ai do të paguajë në vit 2000 (cilindrata) x 0.48 (koeficienti për vitin e prodhimit, 1996) x 25 (taksa fikse për llojin e karburantit). Në fund, taksa vjetore është 24 mijë lekë.