E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyrja e Turqise ne BE fundi i BE-se

Nga Muhamer Pajaziti

Marredheniet e Turqise me Bashkimin Evropian datojne qe nga vitet e 60-ta deri me sot jane nenshkruar shume marreveshje kontraktuale dhe politike mirepo fatkeqesisht asnjehere nuk kane arritur te permbushen nga te dyja palet.

Edhe pse tani me kane kaluar dekada te tera nga dhenia e statusit kandidat Turqise shpresat e ketij kombi per nje integrim dhe bashkim me familjen evropiane tani me kane humbur.

Kete e tregon edhe sondazhi i fundit i realizuar nga Fondacioni turko-gjerman per arsim dhe shkence TAVAK ku shihet qarte se shumica e turqve kane humbur durimin dhe kundershtojne hyrjen e Ankarase ne Bashkimin Evropian qe eshte i lidhur me vonesen ne bisedimet aktuale me Brukselin.

Sondazhi bene te ditur se 60 per qind e qytetareve jane deklaruar kunder hyrjes se vendit ne BE 35  per qind kane mbeshtetur integrimin derisa te tjere nuk jane deklaruar.

Nderkaq ne vitin 2005 kur filluan negociatat e anetaresimit me Unionin 70 per qind e qytetareve ishin per hyrjen e vendit ne BE.

Ndryshimi i disponimit mund te shpjegohet me vonesat ne bisedime pasi presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelaria gjermane Angela Merkel kundershtojne hapur anetaresimin e Turqise ne BE.

Shumica e analisteve mendojne se pengesa per anetaresimin e Turqise eshte religjioni pasi ky vend konsiderohet si nje shtet me popullsi myslimane cka nuk shihet me sy te mire per evropianet shumicen krishtere.

Duhet qe te permendim ketu vecanerisht aspektet historike te kesaj ceshtjeje. Ne kete menyre renia e Konstantinopolit ne vitin 1453 mund te ndjehet ende edhe pse kane kaluar 450 vite nga kjo ngjarje.

Shume nga intelektualet te cilet jane kunder hyrjes se Turqise ne BE ende e vizatojne harten e Evropes e cila koincidon me ate te koncepteve te mesjetes te botes se krishtere.

Kjo ceshtje e madhe ka qene diskutuar po ashtu edhe gjate hartimit te draft-Kushtetutes per Evropen dhe debatin e saj rreth asaj nese duhet apo jo qe Zoti te kete vend ne preambulen e Kushtetutes se Bashkimit Evropian.

Ishte po ashtu edhe nje deklarate nga ish-kryetari Valery Giscard dEstaing se hyrja e Turqise ne BE do te thote fundi i BE-se si dhe shqetesimet dhe trazirat ne opinionin publik persa i perket vendit te Islamit ne Evrope pas 11 shtatorit dhe pas 11 marsit.

Kjo na drejton ne pyetjen nese hyrja e mundshme te Turqise vleresohet si nje kercenim apo si nje vlere ne sfiden kryesore pra shmangien nga perplasja e civilizimeve dhe kujdesin per harmonine e kulturave se pari brenda per brenda Evropes por po ashtu edhe ne fqinjesine islame e cila rrethon Evropen ne lindje dhe ne jugun e saj.

Por ne anen tjeter jane edhe disa mendimtare te cilet Religjionin e nderlidhin me nocionin Evropian ata thone se me qene Evropian do te thote po ashtu kryesisht apo ne te shumten i Krishtere. Por gjithsesi mendojme se thelbi i futjes apo jo te ketij shteti varet aq shume edhe ne ceshtjet ekonomike dhe gjeopolitike.

Turqia viteve te fundit eshte duke u zhvilluar ekonomikisht me nje ritem te pershpejtuar kjo nga investimet e saj te shumta ne telekomunikacion infrastrukture transporti dhe sektore bankare ne lindjen e mesme si dhe ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Turqia si ekonomia e 17-te me e madhe ne bote me nje produkt te brendshem bruto GDP prej gati 617.1 miliarde dollare amerikane apo 465.6 miliarde euro mund te ndihmonte BE-ne e cila nuk eshte duke ecur mire ekonomikisht si dhe perballet me mjafte probleme ne politiken e jashtme dhe te sigurise.

Ne kete drejtim ne menyre reciproke mund te rriteshin eksportet dhe importet ndermjet Turqise dhe Bashkimit Evropian.

Mirepo ne kete rruge pritet te paraqiten shume diversitete te cilat sa behen edhe me te shprehura kur fillohet te negociohet definimi i kahes dhe dinamikes se ketij zgjerimi i cili ne nje fare menyre ndikon direkt ne interesat e disa shteteve anetare.

Edhe sa do te prese Turqia per tiu bashkuar BE-se

BE-ja me 1993 ne Samitin e Kopenhages ka marre vendime qe te filloje procesin e zgjerimit duke perfshire ketu edhe shtetet e Evropes Qendrore dhe Lindore te cilet shtete kane qene shtete te Paktit te Varshaves. Pas kesaj periudhe procesi i zgjerimit te BE-se ka ecur me hapa mjaft te shpejtuar.

Nje numer i madh i shteteve si Polonia Hungaria Republika eke Sllovenia Estonia Bullgaria Rumunia etj jane bere pjese e Unionit.

Ndersa Turqia edhe pse afersisht ne aspektin ekonomik ka profil te ngjashme me shtetet e lartpermendura perseri nuk eshte perfshire ne kete proces. Arsyeja e kesaj eshte si e natyres ekonomike ashtu edhe natyres politike.

Edhe pse sipas marreveshjes se Unionit Doganor procesi vazhdon ne menyre te kenaqshme prape se prape disa parametra te makro-ekonomise nuk kane mundur te tejkalohen.

Nga ana politike e problemit eshte theksuar ceshtja e te drejtave njerezore dhe problemi i Jug Lindjes se vendit ceshtje e cila duhej te zgjidhej ne menyre politike e jo me nderhyrje ushtarake.

Te drejtat dhe lirite njerezore jane shume te rendesishme per sa i perket hyrjes se nje vendi ne BE dhe elita politike e cila eshte ne pushtet nese pretendon te integron vendin ne kete organizate duhet qe te punon shume me teper ne permbushjen e te drejtave te njeriut dhe respektimit dhe mbrojtjes se minoriteteve.

Politikat e Turqise duhet qe te drejtohen ne permbushjen e kerkesave demokratike sic jane Sundimi i Ligjit i cili garanton per te gjithe qytetaret te jetojne dhe te zhvillojne aktivitete e tyre te perditshme jetesore ky eshte po ashtu edhe nje mision shume i rendesishem i Unionit.

Ne anen tjeter BE gjithashtu duhet te hartoje strategji me faza ne program ku duhet siguruar reformat fillimisht ne sektoret Ministror dhe pastaj po ashtu edhe infrastrukture ne stabilitet ekonomik dhe politik dicka si kjo do te arrihej me bashkepunimin reciprok dhe me vullnetin dhe gatishmerine e Turqise qe ti permbush kushtet.

Ne te kunderten Turqia do te marre hapat e ardhshem per tu shkeputur nga Perendimi duke braktisur perfundimisht shpresen per anetaresim ne BE dhe organizma tjera evropiane. E gjendur ne kete situate Turqia do te tentoje te thelloje aleancat me shtetet e botes Islame. Nisme kjo e marre nga ministri i Jashtem turk Ahmet Davutollu i cili per nje kohe te shkurter vizitoi shtetet islame me me ndikim duke shprehur keshtu gatishmeri per rregullimin e urave te shkaterruara me keto vende. Kesaj i ndihmon edhe fakti qe Kongresi amerikane kohe me pare miratoi rezoluten e cila i pershkruan si gjenocid vrasjet e armeneve nga turqit gjate Luftes se Pare Boterore.

Kesaj i ndihmojne po ashtu edhe raportet e acaruara me Izraelin. Megjithate per lidershipin turk nuk do te jete kaq e lehte ta braktise perendimin. Kjo do te kete pasoja per te dyja anet.

Shkrim i derguar nga autori

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›