A ka dalje nga kriza

Opozita e ka gabim nese mendon se dalja nga kriza mund te arrihet fillimisht nepermjet thellimit te saj duke insistuar ne bllokaden totale te proceseve ku pastaj do te behej e pashmangshme krijimi i nje tryeze te pajtimit ose nje qeverie gjitheperfshirese ose teknike.
Nga Shkelzen Maliqi
Sa me e paqarte po behet gjendja pas largimit te Behgjet Pacollit nga posti i Presidentit te Kosoves aq me shume perhapen spekulimet mbi konspiracionin se ne te vertete kjo cka po ndodh eshte pjese e nje skenari. Se kush eshte ideator dhe realizator i skenarit spekuluesit nuk jane shume te qarte por adresat jane zakonisht po ato qe me pare akuzoheshin se e kane bere konspiracionin rreth zgjedhjes se Pacollit President per disa ne krye te komplotit eshte vete Kryeministri Thaci per te tjeret Ambasadori Dell. Nje rol te spikatur ne keto spekulime luan edhe Kryetari i Gjykates Kushtetuese Dr. Enver Hasani.
Nuk dua te zgjatem me spekulime te tilla por po i permend vetem per faktin se vakumi politik qe eshte krijuar me nje lloj hutie te pergjithshme ku askush nuk e ka ide te qarta se ne cdrejtim duhet kerkuar zgjidhjen eshte terren ideal per kete lloj te mjegullimit te metutjeshem te perspektivave. Nese protagonistet e skenarit te tashem jane ata qe po permenden pse eshte dashur qe te investojne dhe te kompromitohen aq shume me zgjedhjen e Pacollit Nuk ka logjike kjo. Pacolli ka qene dericka e vetme per daljen nga nje pothuajse pat pozicion qe eshte krijuar ndermjet PDK-se nga njera ane dhe te gjitha partive tjera qe nuk po e pranojne vazhdimin e lidershipit te Hashim Thacit. Edhe atehere edhe tash Hashim Thaci nuk ka alternative qe mund ta kaperdije lehte o do te kapet per kashten e AKR-se me Pacollin si kandidat per President o do te duhej te heq dore vete nga posti i Kryeministrit sepse te gjitha partite tjera sa jane kunder Pacollit edhe me shume jane kunder qe Thaci te mbetet kryeminister.
Zgjidhja e vetme alternative nese keto dy pista pengohen eshte perseritja e zgjedhjeve per cka praktikisht nuk eshte asnje subjekt as pozita e as opozita aktuale. Te gjitha partite dhe koalicionet e partive i kane problemet e brendshme dhe nuk jane te sigurta se mund te fitojne me shume vota ne zgjedhjet e perseritura. Ato jane pro zgjedhjeve vetem pasi qe te ndryshohet ligji zgjedhor e tani pas krizes te shkaktuar nga interpretimi i Nenit 86 te Kushtetutes po kerkohet edhe ndryshimi i Kushtetutes. Per keto ndryshime lypset kohe dhe nje mirekueptim i te gjitheve ose me sakte nje atmosfere e favorshme per koncensusin e madh politik per te cilin absolutisht mungojne te gjitha parakonditat. Nese opozita mendon se ne keto kondita dalja nga kriza mund te arrihet fillimisht nepermjet thellimit te saj duke insistuar ne bllokaden totale te proceseve ku pastaj do te behet i pashmangshem krijimi i nje tryeze te pajtimit ose i nje qeverie gjitheperfshirse ose teknike mendoj se e ka gabim. Strategjite me keq eshte me mire zakonisht nuk garantojne rezultate te sigurta por kaos.
Me pare duhet llogaritur ne disa mundesi me pragmatike per te cilat ndoshta edhe po punohet pa shume zhurme keto dite. Mundesia e pare eshte qe te mbetet koalicioni aktual i PDK-se me AKR-ne por qe Behgjet Pacolli te detyrohet te terhiqet nga kandidimi i serishem per President ne favor te ndonje personaliteti tjeter nga Koalicioni Kosova e Re qe do te jete me i pranueshem per opoziten. Nese jo ne teresi atehere te pakten per ndonjerin nga subjektet qe kane bojkotuar zgjedhjen e Presidentit me 22 shkurt dhe serish thone se nuk do te jane ne sallen e Kuvendit nese kandidati per President mbetet i njejte. LDK-ja AAK-ja dhe Vetevendosje do te duhej te pranonin kete sakrifikim definitiv te Pacollit te vullnetshem apo te imponuar per ta gelltitur disi mbetjen e Hashim Thacit ne postin e Kryeministrit. Per kete mundesi une jam mjaft skeptik sepse besoj se te gjitha subjektet qe paralajmerojne bojkotin e Pacollit ne te vertete kete e kane me shume alibi ose instrument per kundershtimin dhe permbysjen e Thacit nga pushteti sesa qe u pengon Pacolli per faktin se nuk perfaqeson unitetin e popullit.
Disa si mundesi te dyte shohin qe te terhiqen te dy edhe Thaci edhe Pacolli duke ua lene vendin personaliteteve tjera nga keto parti qe do te kishin perkrahje me te madhe toleruese nga opozita. Per kete permendet formula e qeverise se pare te unitetit kur Hashim Thaci nuk u pat zgjedhur Kryeminister per shkak se nuk ishte e pajtimit LDK-ja por per kete post nga PDK-ja u delegua Bajram Raxhepi. Por ata qe propozojne kete variant harrojne se ne ato zgjedhje te vitit 2002 fituese bindese e zgjedhjeve ka qene LDK-ja dhe Dr. Ibrahim Rugova ka qene faktori kyc qe ka mundur te imponoje kushtet e krijimit te qeverise. Sot raportet jane ndryshe PDK-ja eshte fituese dhe Hashim Thaci nuk do qe serish te beje nje sakrifice patriotike si ne ate kohe duke u dorezuar para shantazhit te partive qe kane fituar me pak vota. Nese eshte ne pyetje ceshtja madhore sakrifica mund te kerkohet nga te gjithe protagonistet jo vetem nga Hashim Thaci.
Vendnumerimi aktual kushtezohet me shume nga verdikti dhe arsyetimi i cuditshem i Gjykates Kushtetuese sesa qe objektivisht hapen dyert per ndonje zgjidhje alternative. Njefaredore ky verdikt ka bllokuar edhe koalicionin e mundshem ndermjet PDK-se dhe AAK-se pasi qe as ky koalicion nuk mund ti kete numrat per kuorum.
Koalicionet qe sigurojne kuorumin jane PDK me LDK dhe PDK me Vetevendosjen. Por nga selite e ketyre partive si edhe nga Aleanca nuk ka zera te zbutjes.
Keshtu mbetet qe serish te shkohet me koalicionin PDK- AKR duke rrezikuar perseritjen e krizes dhe si pasoje 8211 zgjedhjet e jashtezakonshme. Ka edhe nje zgjidhje 8211 qe protektoret e jashtem te intervenojne me nje superinterpretim te Kushtetutes qe do te mundesonte daljen nga kriza per nje periudhe te re tranzitore. Por per kete faktoret nderkombetare nuk kane treguar ndonje vullnet. Besoj se ata do te insistojne ne ndonje zgjidhje te brendshme pragmatike. fare 8211 do te shohim.
Lajme te ngjashmePas Pacollit president AKR po drejtohet nga MakolliQeverisja e ardhshme ne Kosove mes PDK dhe AKRBSH Sistemi bankar reagim pozitiv ndaj krizesAKR PDK-se Votat per Pacollin perndryshe dalim nga koalicioni Pacolli anulon ceremonine e dorezimit te detyres LidhjeAKR kriza Pacolli Shkelzen Maliqi