Hyrja zyrtare e dimrit
21 dhjetori zyrtarizon fillimin zyrtar të stinës së dimrit. Në këtë datë shënohet dhe dita më e shkurtër e vitit, pas së cilës ditët do të nisin të zgjaten gradualisht deri në fillim të stinës së verës. Gjatë ditës së sotme Dielli arrin distancën e tij maksimale këndore në lidhje me ekuadorin. Kulmi është shënuar pikërisht në orën 11.11, moment që sipas profecisë maja nis dhe cikli i ri. Në 21 dhjetor dielli kulmon në pikën më të ulët të horizontit dhe në mesditë duke përshkruar një hark më të shkurtër.