E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha feste me femijet qe vuajne nga Distrofia muskulare

Mario 10 vjeçar së bashku me 15 fëmijë të tjerë që vuajnë nga Distrofia muskulare progresive, kanë festuar sot festat e fundvitit, në një atomsferë të ngrohtë e të gëzueshme të krijuar nga Fondacioni Fëmijet Shqiptarë. Ai me shumë krenari i tregoi dr.Liri Berishës notat e larta me të cilat mbylli klasën e tretë dhe i kërkoi asaj adresën e email për ta vënë në dijeni se sa i zoti do të bëhet ai kur të rritet.

Fëmijët ndoqën një program të shkurtër me muzikë, lojra e pjesë të ndryshme gazmore ku gjatë festës Dr Liri Berisha dhe doktoresha qe perkudjeset per ta, Aida Bushati, shpërndanë dhurata të pergatitura enkas nga Fondacioni për këtë grup fëmijësh si veshje dhe lodra.

Takimi në prag të festave të fundvitit me fëmijët e prekur nga distrofia muskulare është kthyer tashmë në një traditë për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›