E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri denohet per shpifje

Edhe gjykata e apelit e Tiranës e ka konsideruar si shpifje.

Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri, të paktën duhet të kënaqet me uljen e shumës së gjobës që duhet të shlyejë për deklaratat e pabaza në drejtim të dy fëmijëve të kryeministrit Sali Berisha.

Gjykata e Apelit e uli në 2 milionë lekë të reja gjobën 5 milionëshe që kishte caktuar për të gjykata e shkallës së parë.

Por edhe kjo nuk e ka kënaqur deputetin e PS-së, ai ka deklaruar se do e ankimojë vendimin në gjykatën e Lartë, ndërsa i ka qëndruar deklaratave të kryera për implikimin sipas tij të fëmijëve të kryeministrit në afera korruptive.

Ndërkohë që të dyja shkallët e gjyqësorit ku është gjykuar padia, i kanë cilësuar deklaratat e Tahirit, si shpifje dhe fyerje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›