E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Hyrriet’: Cana largohet nga Gallata për 7 milionë euro

Lorik Cana duket se do ta përfundojë aventurën në kampionatin turk më shpejt nga sa dukej. Oferat dhe interesimet e shumë klubeve europiane duket se do ta bëjnë të pamundur që shqipëtari të qëndrojnë një vit tjetër te Gallatasaraji. Milani, Lacio, Hamburgu dhe Aston Vila, sipas mediave turke po ndjekin hap pas hapi Lorikun. Dje një nga gazetat më popullore në Turqi, “Hyrriet”, theksonte se mesfushori shqiptar i ka gati valixhet dhe destinacioni i tij do të jetë kampionati italian i futbollit, ku duket se në garë për të marrë kartonin e yllit të përfaqësueses sonë janë Milani dhe Lacio.

Hamburgu dhe Aston Vila janë konkurrente të tjera të forta për dy skuadrat italiane për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar te Gallatasaraji, Lorik Cana. Ndërsa po dje, mediat italiane nënvizonin se vlera e kartonit të lojtarit të kombëtares është përcaktuar nga klubi turk diku rreth 7 milionë eurove.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›