E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani: Ronaldo? Merkato vetëm pas 22 majit

Ëndërr apo realitet? Deklarata e të martës dhënë nga Silvio Berluskoni, se ai dëshiron ta transferojë te Milani asin e Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ka bërë bujë të madhe nëpër mediat angleze, italiane dhe spanjolle. Megjithatë, është Adriano Galiani ai që është përkujdesur për të hedhur benzinë në zjarrin e spekulimeve, duke thënë: “Për merkato do t’iu flas vetëm pas 22 majit”. Galiani as nuk mohoi e as nuk pohoi tratativat e Milanit për ta sjellë Ronaldon, por besohet se Milani dëshiron t’i ofrojë ‘çek të bardhë’ Realit, që do të thotë se është në gjendje të paguajë çdo shumë për superyllin portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›