Hysa: Ndarja e Kosovës, tragjedi për të gjithë
Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut të vendit, Ylber Hysa ka deklaruar në një intervistë dhënë për "Zërin e Amerikës" se askush, përfshirë edhe përfaqësuesit e komunitetit serb, nuk është në favor të ndarjes së asaj pjese të Kosovës. Hysa ka thënë se integrimi i asaj pjese nuk është i lehtë dhe se me siguri do të kërkojë shumë kohë. Ai është i mendimit se nevojitet një debat i cili duhet t'i përfshijë të gjithë, sepse sipas tij kur bëhet fjalë për veriun, bëhet fjalë për një interes që përfshinë shumëkënd në rajon dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë që kanë investuar në mos ndryshimin e kufijve në Kosovë. "me siguri kjo implikon edhe një dialog serbo-serb sepse po të bëni një referendum a duhet ndarë Kosova apo jo dhe po të pyesni të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, jo vetëm ata në veri, nuk besoj se do të ishin në favor të një gjëje të tillë, duke pasur parasysh që kjo do të ishte një tragjedi për të gjithë dhe kryesisht për ta", ka thënë Hysa. Përfaqësuesi i qeverisë për integrimin e veriut të vendit, vlerëson se çështja e veriut duhet të jetë përparësi e punës së institucioneve të vendit, të cilat duhet të shtojnë praninë e tyre të vazhdueshme në atë zonë që nuk është ende nën kontrollin e Prishtinës. Ai ka thënë se strategjia për veriun është kryesisht në fazën organizative, ndërsa ka shfaqur shpresën që pas riformatizimit, ndoshta qeveria dhe të tjerët do të shpallin veriun si një prioritet