E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA/ Të shtëna në një lokal, të paktën 4 të vdekur

Një tjetër tragjedi është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Los Angelos, një një lokal dhe për pasojë kanë vdekur të paktën 4 persona. Vrasësi ka qëlluar me armë zjarri ndaj klientëve që ndodheshin në lokal dhe disa prej tyre nuk kanë mbijetuar. AtenTatori besohet se është një person rreth të 30-ve, dhe ka hapur zjarr papritmas në Hot Spot kafe, një lokal që ndodhet në pjesën veriore të hollivudit, ku përveç katër viktimave, provokoi edhe disa të plagosur. Më pas, vrarësi ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë. Të shtënat me armë u regjistruan në një lokal oriental në North Hollywood, në Los Anxheles dhe njoftimi u dha nga policia lokale. Policia nuk saktësoi shkaqet e incidentit, ndërkohë që burime pranë gazetës ''Los Angeles Times'' thanë se ngjarja mund të ketë lidhje me mosmarrëveshje ndërmjet bandave kriminale armene. Viktimat janë të gjithë të moshës 20-25 vjeç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›