Pashkët, Papa uron të krishterët në 65 gjuhë të botës
Ati i shenjtë, Papa Benedikti i 16-të, i është drejtuar të gjithë popujve e kombeve, por në veçanti popullsisë së krishterë me rastin e festës së Pashkëve. Në mesazhin e tij për paqe, Papa ka uruar të gjithë besimtarët, në 65 gjuhë, për festën e Pashkëve, ndër të cilat edhe në gjuhën shqipe.
Urimet e Pashkës kanë nisur në gjuhën italiane. Në këto ditë feste, papa bëri thirrje për të favorizuar dialogun dhe për të patur një bashkëjetësë sa më të qetë, dhe rekomandoi zhvillimin e një ekonomike solide. "Vendeve të prekura nga terrorizmi dhe diskriminimi social apo fetar, tha Papa. "Zoti iu dhëntë forcën për të ndërmarë inisiativën e dialogut, ndërsa duke iu drejtuar të gjithë drejtuesve të vendeve dhe kombeve, Pashka e Krishtit iu dhëntë ndriçim e forcë, në mënyrë që aktiviteti ekonomik dhe financiar të jetë sipas kritereve të së vërtetës, drejtësisë dhe ndihmës vëllazërore"- shtoi Papa. Në mesazhin e tij, 'Urbi et Orbi', Papa u lut ndër të tjera, që "potenca e shpëtimit e ringjalljes së Krishtit, të prekë të gjtihë njerëzimin, për të patur një të ardhme me dashuri e vertetësi, dhe ku cdo jetë njerëzore, duhet respektuar. Benedikti i 16-të u është drejtuar rreth 100 000 personave të pranishëm në meshën e së dielës në Romë, në sheshin e Shën Pjetrit. "Zoti bekoftë, familjet, të rinjtë dhe të moshuarit, në veçanti të sëmurët e ata që vuajnë në trup e në shpirt- tha Papa. Siç do vit, gjatë Pashkës, Papa Benedikti shpërndan bekimin tradicional "Për botën dhe qytetërimin" dhe iu drejtohet në shumë gjuhë katolikëve në mbarë botën.