E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysa: Nuk kemi ushtruar dhunë

 

Deputeti socialist, Ndriçim Hysa, ka pranuar incidentin me Gardën, por ka hedhur poshtë qëndrimet e Gardës se kanë goditur punonjësit e shërbimit të brendshëm. "Kemi marrë pesë kallinj misri steril, që përfaqësojnë qarqet Elbasan, Dibër, Korçë, Berat dhe Fier, i kishim të hapura aty. Jozefina u tmerrua dhe dha urdhër që të ndaloheshim. Garda e tmerruar nga urdhri na u sulën për të na ndaluar. Ne s'kemi asgjë me gardistët, pasi ata janë të komanduar nga Topalli që ka alergji nga misri, e cila ka punuar dikur në institut misri", theksoi Hysa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›