Berisha: Vitin tjetër do të aplikojmë për në BE
"Shqipëria mund të jetë e gatshme vitin e ardhshëm të aplikojë për t'iu bashkuar Bashkimit Evropian, fillimit të një procesi të gjatë për t'u integruar në bllokun prej 27 vendesh". Kështu është shprehur dje Kryeministrri Berisha për ROJTER. "Kjo gjë mund të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm apo diçka e tillë", shtoi ai "Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është një proces i pakthyeshëm. Çështja është vetëm në përshpejtimin e tij". "Kjo varet shumë nga shqiptarët, me siguri, dhe duhet të jetë rezultat i një performance të bazuar", vazhdoi ai. "Kjo varet gjithashtu edhe nga zgjerimi i Bashkimit Evropian, i cili është bërë një proces delikat". Shqipëria ishte vendi më i izoluar dhe diktatorial në Evropën Lindore gjatë erës komuniste të pasluftës. Dikur vendi më i varfër i Evropës, ai është parë me një rritje të shpejtë ekonomike gjatë viteve të fundit dhe bum në ndërtime, si dhe migracion të madh në qytetet e tij. Disa shqiptarë mendojnë se do të duhet edhe një dekadë për vendin ende më rural që prek detin Adriatik për të marrë anëtarësimin e plotë. "Unë nuk mendoj se do të na duhet 10 vjet", vijoi Berisha, "Por Shqipëria ka shumë punë për të bërë dhe ne po përpiqemi". Por ai refuzoi të jepte afate. Shqiptarët shkojnë në votime vitin e ardhshëm dhe socialistët në opozitë thanë se vendi është vonuar shumë në aplikim.