Misri në Kuvend, incident me Gardën
Seanca e djeshme e Parlamentit ka nisur me incident mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të shërbimit të Gardës.
BLEDAR HOTI
Dy deputetët e PS-së, Andis Harasani dhe Ndriçim Hysa janë ndaluar gjatë procesit të kontrollit fizik në portën kryesore të Kuvendit, për shkak se me vete mbanin 5 kallinj misri. Punonjësit e shërbimit të Gardës të pranishëm, Ilir Çelmeta dhe komandanti i shërbimit, Arjan Nika, i kanë kërkuar dy deputetëve që të dorëzojnë pesë kallinjtë e misrit që kishin me vete, pasi vendimi i Kuvendit i ndalon që të fusin sende që mund të shërbejnë për pengimin e zhvillimin të rregullt të seancës. Deputetët janë shprehur të acaruar për këtë veprim të Gardës, duke shkëmbyer dhe replika me punonjësit e shërbimit të brendshëm në Kuvend. Ndërsa punonjësit kanë kërkuar që të ndalojnë deputetët, duke tentuar për t'ia marrë mjetet, që prej tyre janë cilësuar si të dëmshme dhe që pengojnë zhvillimin normal të seancës. Deputetët e PS-së kanë deklaruar se, duhet të lejohet të kalojnë përderisa skaneri i tregon se nuk kanë me vete mjete të rrezikshme. Por kjo nuk është pranuar nga punonjësit e shërbimit të Gardës. Brenda sallës kryesore, sipas burimeve ka pasur përplasje mes palëve deri në konfrontime. Pas incidentit të ndodhur, punonjësit e Gardës kanë njoftuar menjëherë kryeparlamentaren Topalli dhe ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. Por edhe pse palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për këtë incident, dy deputetët socialistë kanë arritur që të futen në sallë me dy kallinj misri. Ndërsa punonjësit e Gardës u janë ankuar eprorëve se janë goditur nga ana e deputetëve të opozitës, gjatë zbatimit të ligjit dhe të vendimit të Kuvendit të nxjerrë më datën 1 mars 2006. Deputeti i PS-së, Ndriçim Hysa, ka marrë më pas një kalli misri dhe e ka vendosur në panelin kryesor ku ulen ministrat e qeverisë. Ai i është drejtuar ministrit të Bujqësisë se, "ky kalli misri vjen nga zona ku Gjana është deputet" dhe e ka vendosur më pas mbi tavolinë, aty ku zakonisht ulet kryeministri Sali Berisha. Ndërsa Topalli i është drejtuar deputetit socialist me shprehjen se, "uluni zoti Hysa, mos u identifiko me atë pa kokrra". Por ky incident më pas është vijuar me dhënien e versioneve të ndryshme, për atë se cila palë e ka pasur fajin, Garda apo deputetët e opozitës. Socialistët kanë fajësuar kryetaren e Kuvendit, Topalli, për urdhrin e dhënë ndaj punonjësve të Gardës për të ndaluar dy deputetët. Ndërsa punonjësit e Gardës kanë hartuar një raport-shërbimi për ngjarjen e ndodhur. Ky raport është shpërndarë më pas nga media. Komandanti i grupit Arben Nika shprehet në këtë raport se, "me cilësinë që i jep posti i ka kërkuar deputetëve që ato objekte nuk lejohen të futen në sallë dhe ka bllokuar derën". "Në këtë moment më ka goditur duke më rrëzuar në tokë, ku si pasojë e kësaj kam pësuar një çarje në këmbë, ku vazhdon të ketë rrjedhje gjaku, po ky deputet ka goditur me grusht dhe n/oficerin, Ilir Çelmeta, që ishte në vendshërbim", thuhet në raportin e firmosur nga komandanti i grupit, major Arben Nika. Por në këtë raport nuk jepet me ekzaktësi se cili deputet ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Gardës.