E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Bosnjasë shpejti do njohëpavarësinë e Kosovës

SARAJEVë- Bosnje Hercegovina së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni pasi mori pjesë dje në konferencën e ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sarajevë. "Nuk shoh arsye përse Bosnja Hercegovina të mos njohë pavarësinë dhe pres qe së shpejti kjo gjë të ndodhë", theksoi Hyseni, duke, shtuar se për këtë "të gjitha pengesat do të eleminohen".

"Edhe pse i kuptoj disa probleme të brendshme që ekzistojnë në Bosnje, jam i sigurt se do të vijë njohja dhe se për këtë shumë shpejt do të bisedohet", tha Hyseni për një të perditshme të Sarajevës.

Sipas Hysenit, "Kosova dhe Bosnja nuk kanë çështje dhe probleme të pazgjidhura dhe do të vijë koha për këtë", ka deklaruar shefi i diplomacisë kosovare. Hyseni, konferencën e Sarajevës e vlerësoi si një "takim të dobishëm" që u mbajt në "kohën e duhur për Ballkanin Perëndimor".
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›