Kupa e Botës mbërrinnë Afrikën e Jugut

JOHANESBURG- Trofeu i Kupës së Botës ka mbërritur në Johanesburg të Afrikës së Jugut, në qytetin ku do të luhet finalja e 11 korrikut. Qindra fansë kuriozë kanë shkuar në Universitetin Teknologjik të qytetit për të parë trofeun më të rëndësishëm të botës së futbollit. Përpara ardhjes së Kupës, policia ka bërë një kontroll të imët të vendit, me qenë dhe skuadra bombe. Trofeu i Kupës së Botës ka mbërritur në Afrikën e Jugut pasi ka bërë xhiron nëpër botë, ndërsa kryetari i bashkisë së Jonahesburgut është shprehur krenar që është zgjedhur ky vend për ekspozimin e saj. Kupa e Botës është një trofe i përbërë nga 6 kilogramë flori dhe për herë të parë në formën e sotme është bërë në Botërorin e vitit 1974 në Gjermani, duke zëvendësuar kupën e mëparshme Zhyl Rime. Kupa e Botës do të qëndrojë në Afrikë deri më 11 korrik, ditën kur do t’i dorëzohet skuadrës fituese. Turi i ardhshëm për trofeun është Sovjeto ditën e premte, ku sërish pritet të ketë shumë njerëz kuriozë për ta parë dhe për të bërë foto me të.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)