E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e qeverisë, Berisha: Opozita të heqë dorë nga ultimatumet, të lexojë drejt deklaratat e ndërkombëtarëve

Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se qëndrimi i ndërkombëtarëve për situatën politike në Shqipëri, është në koherencë me vullnetin e mazhorancës. Kreu i qeverisë i kujtoi opozitës që të lerë menjanë ultimatumet dhe të lexojë drejt deklaratat e ndërkombëtarëve. “I kërkoj kryetarit të PS-së që të heqë gjyslykët e së shkuarës me të cilat lexon mesazhet e ndërkombëtarëve”- theksoi kryeministri. Kryeministri garantoi se institucionet evropiane janë në sintoni të plotë me qendrimit e tyre. “Ndaj zoti Rama lexoji me realizëm deklaratat e tyre se kjo do të bëjë të mundur të përfitosh maksimalisht ato që të takojnë, por jo gjithçka. Daljet e tua që nga Strasburgu se u dha një ultimatum nuk funksionojnë. Po t’iu faktoj unë se si u mbyll Strasburgu, duhet të rishikosh pak deklaratat. është shumë e lehtë të faktoj të kundërtën”- deklaroi kreu i qeverisë, Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›