E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA vdes akademiku francez

Një francez ë shquar akademik Richard Descoings, u gjet ë vdekur në dhomën e hotelit ku ai qëndronte në Nju Jork. Descoings u gjet i vdekur dhe lakuriq në hotelin Michelangelo. 53-vjeçari ishte drejtor i Institutit për Studime Politike në Paris. Një zëdhënës i policisë tha se hetuesit po prisnin raportin mjeko-ligjor për të dhënë zyrtarisht shkakun e vdekjes. Siç bën të ditur rrjeti britanik BBC, nuk ka prova se është kryer një krim. Descoings ishte në Nju Jork për të marrë pjesë në një konferencë në Universitetin e Kolumbias. Kërkimet për diplomatin francez filluan pasi ai nuk u paraqit në konferencë, çka shtyu dhe stafin e hotelit të kontrollonte në dhomën e tij.
Autoritetet amerikane bëjnë me dije se në dhomën e tij është gjetur alkool dhe mendohet se në dhomë kanë qenë më shumë se një person. Rrethanat e vdekjes së tij janë cilësuar si të dyshimta, ndërsa vazhdojnë hetimet nga autoritetet policore për ngjarjen e ndodhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›