E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu Sanksionet ndaj Iranit te pamjaftueshme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha se sanksionet ndërkombëtare mbi Iranin vetëm sapo e dobësojnë ekonominë e këtij vendi, por nuk janë të mjaftueshme në këtë fazë për të bindur Teheranin të zvogëlojë sado pak ambiciet e tij bërthamore.
"Regjimi Iranian ka probleme ekonomike , por duhet ende te hapa pas ne programin e tij berthamor. Kjo është e vërteta, këto janë faktet. Koha do ta tregojë se çfarë do të ndodhë më pas"
Më herët, Presidenti amerikan, Barack Obama u zotua të shtonte sanksionet mbi Iranin, duke thënë se ka mjaftueshëm naftë në tregje për vendet që do të ndërpresin furnizimin nga Irani. Por, Netanjahu në komentet e tij, nuk dha ndonjë alternativë të re për mënyrën sesi do të përballet me programin bërthamor të Teheranit, i cili, sipas Tel Avivit, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shtetin hebraik. Në një kohë që Izraeli besohet se është fuqia e vetme në Lindjen e Mesme dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur larg mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake kundër Iranit, nëse sanksionet nuk funksionojnë. Edhe pas akuzave të shumta nga ndërkombetarët Teherani zyrtar ngul këmbë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›