E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Gjykata do rikonfirmojë pavarësinë

HAGË- Ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, theksoi sot në Hagë, se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të rikonfirmojë pavarësinë e Kosovës.

“Ajo që dëgjuam ishte vetëm rikonfirmim i së drejtës së rastit të Kosovës dhe të pavarësisë së Kosovës” u shpreh Hyseni përpara gazetarëve menjëherë pasi Serbia paraqiti fjalën e saj në seancën e sotme.

“Ne jemi të sigurtë se gjykata në fund do ta rikonfirmojë vullnetin e Kosovës për të qenë e pavarur dhe vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha Hyseni.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›