Vasili: Më shumë vëmendje ndaj personave që jetojnë me HIV/AIDS
TIRANË- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili kërkoi sot në Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS më shumë vëmëndje dhe reflektim për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e personave që jetojnë me këtë sëmundje.
Gjatë një konference për shtyp, në kuadër të kësaj dite ministri i Vasili, tha se "kjo ditë është një mundësi për çdonjërin nga ne, për shoqërinë civile dhe organizmat qeveritare për të treguar mbështetje, për të reflektuar dhe për të promovuar dinjitetin njerëzor, për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e personave që jetojnë me HIV/AIDS dhe të atyre që janë vulnerabël ndaj infeksionit".
Sipas tij, "vëmendja më e madhe ndaj të drejtave të njeriut është thelbësore në përgjigjen ndaj epidemisë së HIV/AIDS, duke përfshirë sigurimin dhe arritjen nga të gjithë të shërbimeve të parandalimit, trajtimit, kujdesjes dhe mbështetjes".
Duke u ndalur tek përpjekjet e Shqipërisë në këtë luftë, Vasili përmendi hartimin e kuadrit ligjor. "Po punohet për hartimin e akteve nënligjore në zbatim të Ligjit për HIV/AIDS të miratur në 2008, çka do të bëjë të mundur zbatimin sa më mirë në praktikë të tij", theksoi ministri i Shëndetësisë.
(e.n/ata/BalkanWeb)