E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", takimi i ardhshëm më 7 tetor

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan sot se takimi i radhës ndërmjet palëve negociatore të Shkupit dhe Athinës do të zhvillohet më 7 tetor në New York.

Palët negociuese pritet që t'i përgjigjen ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic lidhur me propozimin e tij të fundit për emrin e Maqedonisë.

“Nuk përjashtohet që në këtë takim të ketë edhe propozim të ri që do të prezantohet nga ndërmjetësi Nimic”, shkruan “Ta Nea”.

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dje në Bruksel deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të pranojë një zgjidhje të drejtë për emrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›