Hyseni-Jeremiç, përplasje në OKB
Ministri i Jashtëm i Kosovës
dhe ai i Serbisë shkëmbyen
akuza të ashpra në një
takim të Këshillit të Sigurimit,
për të shqyrtuar gjendjen në Kosovë.
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha në
komentet e tij se, sipas shifrave të Komisionerit
të Lartë të OKB-së për refugjatët,
mbi 200 mijë serbë ende nuk janë kthyer
në shtëpitë e tyre, ndërsa vitin e kaluar u
kthyen vetëm 500. Por më e rëndësishmja,
tha ai, është se nga të zhvendosurit serbë
janë paraqitur më shumë se 40 mijë kërkesa
për kthimin e pronave të uzurpuara ilegalisht
dhe ata nuk kanë marrë përgjigje.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni,
i hodhi poshtë akuzat e zotit Jeremiç, si
dhe shifrën prej 40 mijë kërkesash për
kthime pronash, duke i quajtur ato "fantazira".
Ai tha se Beogradi luan me numrat.
Gjatë një interviste për "Zërin e
Amerikës", ministri i Jashtëm i Kosovës tha
se në fakt Serbia e pengon vetë kthimin e
të zhvendosurve serbë në Kosovë, për t‘i
treguar bashkësisë ndërkombëtare se Kosova
nuk po i kryen detyrimet e saj. "Kjo
bëhet në mënyrë sistematike nga Serbia",
tha ministri i Jashtëm Hyseni. Ai shtoi se
Kosova është e angazhuar për kthimin e
çdo personi të zhvendosur dhe se të gjitha
pretendimet për prona do të marrin
përgjigje. Nga ana tjetër, zv/ambasadorja
amerikane në Kombet e Bashkuara,
Rozmari DiKarlo, i bëri thirrje qeverisë së
Kosovës të shpejtojë kthimin e të zhvendosurve.
"Është lajm pozitiv, tha ajo, se ritmet
e kthimit të serbëve në Kosovë janë shtuar,
por ende janë në nivele të papranueshme".
Zonja DiKarlo mirëpriti deklaratën e
Kryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka shprehur
mirëseardhje për të gjithë serbët të cilët
duan të kthehen në Kosovë.
Në pozicione të kundërta ishin dy ministrat
edhe për çështjen e rikonfigurimit të
UNMIK-ut, misionit të OKB-së në Kosovë.
Jeremiç i tha Këshillit të Sigurimit se prania
e UNMIK-ut duhet të vazhdojë dhe buxheti
i tij të mos shkurtohet. Ndërsa ministri
Hyseni tha se me vendosjen e pranisë së
misionit europian EULEX në Kosovë, UNMIK-
u e ka kryer rolin e tij. Ai i tha VOA-s se
nuk kanë mbetur më funksione që mund
t‘i kryejë vetëm UNMIK-u. "Nuk mund të
qëndrojnë shumë prani ndërkombëtare në
të njëjtët mandate," tha ai.
Gjatë tre muajve që kanë kaluar nga
mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit
për Kosovën, numri i vendeve që kanë njohur
shtetin e ri është shtuar. Prishtina ka
marrë anëtarësimin në Fondin Monetar
Ndërkombëtar dhe pret votën për t‘u
anëtarësuar në Bankën Botërore. Zonja
DiKarlo tha se anëtarësimi në këto dy institucione
do ta ndihmojë Kosovën t‘u japë
stabilitet dhe begati të gjithë qytetarëve të
saj dhe ta integrojë vendin në sistemin
ndërkombëtar financiar. Të gjitha zhvillimet
e deritanishme në Kosovë, tha diplomatja
amerikane, janë në përputhje me
vizionin e planit Ahtisari. Për fat të keq, tha
ajo, autoritetet serbe vazhdojnë të
bllokojnë hyrjen e mallrave në Kosovë.
Raporti mbi Kosovën vazhdoi më pas
edhe me fjalën e të dërguarit të sekretarit
të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara
në Kosovë, Lamberto Zanier, i cili deklaron
se Kosova dhe Serbia po i pengojnë përpjekjet
për pajtim, për shkak të kalkulimeve
lidhur me ndikimin që mund të ketë
vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të
Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së
Kosovës. Zanier tha se aftësia e Kombeve
të Bashkuara për të promovuar zgjidhje
"neutrale" për probleme praktike, "për fat
të keq" është ndikuar nga pozicionet e Kosovës
dhe të Serbisë nga parashikimet për
opinionin e kësaj gjykate. Ai theksoi më tej
se OKB-ja mbetet në një "situatë unike" për
të qenë ndërmjetësuese ndërmjet palëve,
të cilat nuk janë "të gatshme që me njëratjetrën
të merren vesh drejtpërdrejt".