E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, goditet banda e drogës, 4 shqiptarë në pranga

Itali-Arrestohen anëtarët e bandës italo-shqiptare që shpërndanin kokainë. Kanë përfunduar në burg 4 persona, të gjithë shqiptarë ndërsa dy të tjera janë vënë në arrest shtëpie. Gjykata e Lucca-s ka vendosur arrest me burg për shtetasit shqiptarë Rexhai Xhebexhiu, 28 vjeç, Erion Muça,26 vjeç, Edmont Idrizi, 25 vjeç dhe Elmas Idrizi, 23 vjeç. Ndërkohë që dy shqiptarëve të tjerë, Daniel Gjuzi, 24 vjeç dhe Shaban Merhori, 22 vjeç i është dhënë masa arrest shtëpie. Policia ka sekuestruar në momentin e arrestimit të grupit 50 gramë kokainë dhe 1.4 kilogramë hashash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›