Dell: Kosova, faktor sigurie në Ballkan
I emëruari i Presidentit Barak Obama
për në postin e ambasadorit amerikan
në Kosovë, Khristofer Dell, tha
se vizita e shpejtë e nënpresidentit
Xhozef Bajden në Prishtinë ishte sinjal i
qartë për angazhimin e fuqishëm të administratës
amerikane për suksesin e
shtetit të ri. Në seancën e zhvilluar dje në
Senatin amerikan për konfirmimin e tij
në postin e ambasadorit amerikan në
Prishtinë, Dell, tha se do të punojë për
përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve
të Kosovës, pavarësisht përkatësive etnike
dhe se ripajtimi mes dy komuniteteve
do të jetë përparësia e tij kryesore.
Në seancën e zhvilluar në komisionin
e Senatit amerikan për marrëdhëniet me
jashtë, Dell tha gjithashtu se ndjehej i
privilegjuar që i besohej detyra e përfaqësimit
të presidentit Obama dhe Sekretares
së Shtetit, Hillari Klinton, në Kosovë, ku ai
ka shërbyer në vitin 2000 dhe 2001 si shefi
i dytë i misionit të zyrës amerikane. "Shërbeva
në Kosovë në një kohë kritike, menjëherë
pas ngjarjeve tragjike të 1990-ës
dhe pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s
për të ndalur operacionet e spastrimit etnik
të Sllobodan Milosheviçit. Ishte një
periudhë sfiduese, por e mbushur me
shpresa dhe optimizëm. Në se konfirmohem,
për mua do të jetë një nder i madh të
kthehem tetë vjet më pas në një Kosovë të
pavarur dhe të më jepet shansi për të kontribuar
në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit
më të ri të Europës".
Zoti Dell tha se vizita e shpejtë e nënpresidentit
Bajden në Prishtinë tregon
angazhimin e administratës Obama për
Kosovën. "Vizita e shpejtë e nënpresidentit
Bajden në Prishtinë ishte sinjal i qartë
i angazhimit të fuqishëm të administratës
Obama për suksesin e Kosovës së
pavarur, që mbetet një element i rëndësishëm
në politikën tonë për një të ardhmeje
të qëndrueshme për shtetet e Ballkanit
perëndimor, të integruara plotësisht
në institucionet euro-atlantike".
Zoti Dell tha se synon të punojë për
ta kthyer Kosovën në një faktor sigurie
në rajon dhe në një ekonomi të aftë për
të konkurruar në shekullin XXI, duke
lënë pas korrupsionin dhe krimin e rrënjosur
në shekullin e kaluar. "Në bashkëpunim
me Bankën Botërore, partnerët
europianë dhe vetë qeverinë e
Kosovës, tha zoti Dell, do të vazhdojmë
të mbështesim privatizimin në sektorët
e energjisë dhe minierave". Po ashtu, ai
i kushtoi një vëmendje të veçantë
përmirësimit të kushteve të pakicës serbe
në Kosovë. "Dua të theksoj se politika
jonë synon përmirësimin e jetëve të
të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht
përkatësisë etnike apo fesë. Kam
qenë i angazhuar për të mbështetur
komunitetin serb dhe për të nxitur ripajtimin
ndëretnik gjatë misionit tim të
parë në Kosovë dhe nëse konfirmohem,
ky do të jetë një nga prioritetet e mia
kryesore. Në të njëjtën kohë duhet të
jemi të qartë që suksesi i këtyre përpjekjeve
do të varet shumë nga Serbia
dhe vetë komuniteti serb në Kosovë".
Dell foli me nota pozitive për përpjekjet
e qeverisë së Kosovës në miratimin e
ligjeve për të mbrojtur pakicat serbe,
por ritheksoi se ripajtimi është një
proces i gjatë, i cili do të dojë kohë.