E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Tadiç sheh ëndrra të kohës së Millosheviçit

 

PRISHTINË – Opsioni i presidentit serb Boris Tadiç për ndarjen e Kosovës është hedhur poshtë nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke thënë se presidenti serb ende po ëndërron.
“Boris Tadiç po sheh ëndrra të kohës se Sllobodan Millosheviçit, ndërsa Kosova jeton në periudhën e realiteti të ri. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Ky realitet do të përmirësohet dhe jemi të interesuar që të investojmë që kjo gjendje të ndryshojë në Mitrovicë”, ka thënë Thaçi.
Thaçi i bërë këto komente gjatë një vizite në fshatrat e banuara me shqiptarë në veri të Mitrovicës, ku ka thënë se paqja dhe stabiliteti në Mitrovicë nënkupton reflektim pozitiv për tërë rajonin.
(a.s/Balkanweb/REL)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›