Eurodeputetja, kundër shamive myslimane në BE
Apeli
Një europarlamentare shumë e rëndësishme gjermane ka bërë thirrje dje për një ndalim për mbulimin kokë e këmbë të grave myslimane në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe kjo për sa u përket vendeve publike. Silvana Koch-Mehrin, anëtare e Partisë së Demokratëve të Lirë, deklaroi se mbulimi i femrave kokë e këmbë është një shkelje e së drejtës së grave, është një “burg lëvizës”. Partia e saj është në qeveri në Gjermani me aleancën që ka bërë me Partinë Kristian-Demokrate të Merkelit. Ndërkaq, deputetët belgë kanë votuar për ndalimin e përdorimit të kësaj veshjeje në vendin e tyre. Nëse kjo do të mbështetet edhe nga Dhoma e Ulët e Parlamentit, atëherë Belgjika do të shndërrohet në vendin e parë që do të ligjërojë një ndalim të tillë.
#