E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotoja e Mbretit që mund të sjellë reforma

Arabi Saudite

Kjo foto e Mbretit saudit dhe e vëllait të tij, që ka shumë shanse të jetë pasardhësi, në të cilën të dy kanë dalë të rrethuar nga 40 gra, janë shfaqur nëpër gazetat që kanë lidhje të drejtpërdrejta me familjen mbretërore. Gratë janë pjesëmarrëset në Forumin për Dialog Kombëtar në lidhje me shoqërinë dhe shërbimin shëndetësor. Në fakt, kjo është ana zyrtare, por mendohet se domethënia e vërtetë e kësaj fotoje është krejt tjetër. Aktualisht, familja saudite ndodhet në një moment shumë delikat, me ardhmërinë e disa ligjeve që kanë të bëjnë edhe me ekspozimin e femrave në publik. Në fakt, ajo që po ndodh është një “betejë” pas skene e atyre që duan më shumë liri dhe reforma për femrën dhe atyre që e kundërshtojnë një gjë të tillë. Por në foto jo vetëm që janë shfaqur femra, por në kundërshtim me ligjin aktual ato kanë dalë të shoqëruara me meshkuj. Shumë komentatorë e kanë komentuar një hap të tillë si një veprim simbolik, i cili pritet të sjellë ndryshime në disa ligje të mbretërisë. Përmes kësaj fotoje duket se Mbreti ka kërkuar që të thotë se mbështetja e të drejtave të grave do të vazhdojë edhe pas vdekjes së tij. Një tjetër veçori është se gratë në foto janë të gjitha me fytyra të mbuluara, një tjetër rregull ky që bie në kundërshtim me atë çka u lejohet grave në publik.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›