Hyseni: Lobing për njohje të Kosovës, larg kamerave
Një lobim i fortë për pavarsinë e Kosovës po ndodh dhe jashtë kamerave dhe vëmendjes së publikut. Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni thotë për Alsat se pikërisht për këtë arsye numri i shteteve që do e njohin këtë pavarësi do të jetë shumë i madh.
"Jo gjithmonë puna që bëhet për njohjet është publike dhe është për opinion, sepse duhet ta kemi parasysh ajo që quhet lobim për njohje nuk është lobim nëse nuk bëhet në mënyrë diskrete, nuk është lobim nëse bëhet para kamerave televizive dhe nuk mund të prisni që të japë rezultatet e duhura nëse nuk ka një shkallë diskrecioni në atë që quhet aktivitet për më shumë njohje", thotë Hyseni.
Ndërkohë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po monitoron cdo lëvizje të shteit kosovar para se të marrë një vendim, Hyseni thotë se në samitin e Sarajevës, nuk mund të tolerohet asnjë format tjetër pjesmarrjeje përvecse si shtet.
"Kosova nuk zgjedh format, Kosova vetëm insiston që të përfaqësohet në nivel të barabartë dhe formati i përfaqësimit të jetë krejtësisht i barabartë. Do me thënë Kosova të mos diskriminohet", vijoi Hyseni. Turqia dhe Spanja po negociojnë me Serbinë për formulën e pjesëmarrjes se Kosovës në samitin e Sarajevës, në mënyrë që të dy palët të jenë të pranishëm në të.
Elona Gjylmi < I mëparshmi