Super Inter, një përmbysje spektakel me Barcen
TIRANE-Një super Inter ka arritur të mposhtë 3-1 Barcelonën në gjysmëfinalen e parë të Champions League, zhvilluar mbrëmë në "San Siro". Ka qenë një ndeshje vërtetë spektakolare ajo mes zikaltërve të Murinjos dhe kampionëve të Evropës në fuqi, të cilët kanë vënë në rrezik serioz kualifikimin për në finalen e "Santiago Bernabeut". Një strategji perfekte ajo e Zhoze Murinjos, që edhe mbrëmë zgjodhi të luante me tre sulmues përballë një skuadre të frikshme. Pas golit të Pedros, Interi u kundërpërgjigj me Shnajder, Maikon dhe Milito, duke marrë një triumf tepër të rëndësishëm, që i afron më shumë me finalen e madhe të Madridit. Zikaltërit megjithatë kanë merituar gjithçka, falë një shpirti gare si rrallëherë këtë sezon, por edhe falë një Barcelone nën tonin e zakonshëm, të paktën deri në golin e tretë të Diego Militos. Në minutat e fundit spanjollët kanë qenë dominues dhe arbitri portugez Benkuerença mund të kishte dhënë një penallti për Dani Alvesh, megjithatë kjo nuk ndodhi. Skuadra italiane ia ka dalë mbanë në ndeshjen e parë, por të mërkurën e ardhshme e pret një transfertë e tmerrshme në "Kamp Nou", aty ku Barcelona do të kërkojë të përmbysë gjithçka. Një nga çuditë e mbrëmjes ishte forma e Zllatan Ibrahimoviç, që në 62 minutat e qëndrimit në fushë nuk bëri asnjë gjuajtje në portën e Zhulio Sezar. Po ashtu edhe Mesi nuk ishte në mbrëmjen e zakonshme, kjo edhe falë një mbulimi nga 2 futbollistë në çdo moment që prekte topin.
Ndeshja
Takimi i mbrëmshëm ka nisur më mirë për Interin, që mundësinë më të mirë e pati me anë të një gjuajtje të Samuel Eto, që e pritur nga Valdes, u kthye në një asist për Militon. Argjentinasi gaboi përballë portierit, ndërsa në minutën e 19-të Barcelona shënon golin e avantazhit. Maksuell depërton qetësisht nga krahët dhe fut një top në qendër, aty ku Pedro Rodrigez nuk fal. Duket mbrëmja e spanjollëve, por 11 minuta më pas Uesli Shnajder barazon. Topi i futur nga Maikon nga e djathta gjen Militon në zonë dhe ky i fundit nxjerr të lirë holandezin, i cili shënon. Pjesa e dytë nis sërish mjaft mirë për Interin, që pas vetëm 3 minutash shënon me anë të brazilianit Maikon. "San Siro" është në ekstazë, ndërsa Barcelona nis të shohë më shumë drejt sulmit, duke lënë hapësira. Dhe goli i tretë i Interit nuk vonon. Një rekuperim topi afër zonës së Barçës nga Mota, që pason për Eto, ndërsa krosi i këtij të fundit gjen të lirë Shnajder. Gjuajtja e holandezit kthehet në asist për Militon, që shënon për herë të tretë nga 2 metra larg portës. Mbrëmja e bukur e zikaltërve errësohet disi nga një dëmtim i Maikon, ndërsa Barcelona dominon totalisht në minutat e mbetura. Dy raste të mira për Pike dhe një penallti e mosdhënë për Dani Alvesh, penalizuan kampionët e Evropës, të cilët dolën të mundur nga "San Siro".
(d.b/BalkanWeb)