E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufizime në sheshin "Skënderbej"


Punimet në sheshin "Skënderbej", kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve në një pjesë të tij. Ky bllokim është realizuar në orët e vona të ditës së martë, dhe ky veprim ka shkaktuar edhe trafik të rënduar jo vetëm në qendër të kryeqytetit, por edhe akset kryesore të tij. Ndërkohë bllokimi i sheshit "Skëndërbej", ka sjellw edhe hapjen e urës e cila lidh Shallvaret me zonën e ish bllokut. Ndërkohë sipas Bashkisë së Tiranës hapja e kësaj ure do të sjellw lehtësimin në lëvizjen e makinave, ndërkohë që një tjetër zgjidhje e dhënë nga bashkia është edhe heqja e parkimeve në disa nga rrugët kryesore duke bërë kështu kalimin e automjeteve në dy sense.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›