E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Alsat: Takova Nanon për integrimin e vendit. Rama zgjodhi ferexhetë në Tiranë

Kryeministri Sali Berisha ishte te marten ne mbremje ne televizionin ALSAT, menjehere pas kthimit ne Tirane nga vizita e tij Bruksel dhe pas nje udhetimi ne rruge tokesore qe zgjati 3 dite. Ai zgjodhi emisionin ‘Studio e Hapur’ te gazetares Eni Vasili, per nje interviste dy oreshe, ku foli per dorezimin e pyetesorit per statusin e vendit kandidat ne BE, per zhvillimet me te fundit politike ne vend, qendrimin e opozites dhe takimin me Nanon ne Vjene.

Berisha: Absolutisht në atë tryezë nuk është shqiptuar fjala president deri më sot. Nuk mund të mos theksoj se ky takim u realizua 20 vite pas Triestes.
- Folët për zgjedhjet e ardhshme lokale me zotin Nano?
Berisha: Unë nuk diskutova për planet personale apo partiake të zotit Nano. Ato nuk janë çështje diskutimi midis nesh. Unë diskutova për perspektivën europiane të Shqipërisë. Kjo ishte çështja e diskutimit midis nesh.
- Do e mbështesni kandidaturën e zotit Nano për zgjedhje apo për presidencën e ardhshme të Shqipërisë nëse ai do të kandidohet?
Berisha: Nuk më lejohet mua të filloj diskutimet dhe pikëpyetje apo premtime para datës kushtetuese të fillimit të procesit të zgjedhjes së presidentit.
- Zgjedhjet lokale janë shumë më afër dhe kanë kontekst edhe më të afërt. Nëse Nano kandidon përballë Ramës sic ka thënë për zgjedhjet lokale ju do ta mbështesni?
Berisha: Ato janë cështje të tyret. Unë kam një koalicion me zotin Meta dhe me këtë koalicon ec i sigurtë.

I pyetur pse nuk takoi edhe Ramen, ashtu sic beri me Nanon ku bisedoi per integrimin e Shqiperise ne BE, Berisha dha kete pergjigje: “Në momentin që unë isha në konferencë shtypi një esktraparlamentar i rreshtoi ata si tog ushtarësh. I vuri në komadë. U lidhi edhe shiritat e zi. Njësoj si maska ngjasonin tek disa prej tyre. Tek te tjerët ngjasonin si ferexhe. Ishte tragjiko-komike. Unë po e pengoj zotin Rama? Absolutisht, i ka dyert të hapura për bashkëpunim. Por Edi Rama bojkoton Parlamentin që të ndëshkojë Shqipërinë”.

Per here te pare Berisha tregoi detaje mbi takimin e tij me arkitektet belge ne Bruksel, ku tha se ata ishin plotesisht dakord me shqetesimet e qeverise per punimet ne Sheshin Skenderbej.
“Arkitektët belg i prita në Bruksel. Në mënyra absolute gjetëm konkordancë. Kur deshën të më shpjegonin i thashë jam kryeministër, po jo njeri i kësaj fushe. Janë tre cështjet kryesore, e para, a mund të bëhet një projekt i tillë i madh pa bashkëpunimin me qeverinë qëndrore? E dyta, problemi më i madh i Tiranës sot, është trafiku. E treta, zoti Edi Rama, ministër i Kulturës e ka shpallur atë ansambël të trashëgimisë kulturore. Nuk ka bërë gabim, e them jashtë cdo konteksti politik. Kemi një piramidë në Shqipëri dhe kam presione për ta shembur për shkak të kujtimit që ngjall. Për shqiptarët një piramidë në qendër të sheshit është gjë e papërtypshme” tha Berisha.

Berisha u shpreh i sigurt se do fitoje se koalicioni PD-LSI do fitoje Bashkine e Tiranes vitin qe vjen dhe se uron qe Rama te jete serisht kandidat i opozites. “Ku ta gjej Ramën unë? Nuk keni marr vesh ju që të gjitha këto i bën për të mos kandiduar? Ne jemi të bindur se ne koalicionin me LSI, Tiranën do ta fitojmë” tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›