E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Në 2009, do të hapen 10 ambasada të reja për Kosovën

Prishtinë -Vitin e ardhshëm, Kosova do të hapë 10 ambasada të reja. Lajmi është bërë i ditur nga ministri kosovar i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni. Kështu, ambasadat do të hapen në Mal të Zi, Maqedoni, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Republikën e Çekisë, Suedi, Holandë, Kolumbi dhe Japoni. Në një konferencë për mediat e Prishtinës, Hyseni theksoi se do të hapen edhe tri përfaqësi konsullore në Gjermani dhe në Zvicër, ndërsa shtoi se do të ketë edhe njohje të reja ndërkombëtare për Kosovën gjatë vitit 2009.

Ai tha se më 17 prill 2009, Ministria e Jashtme do të dërgojë një deklaratë me shkrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në të cilën do të shprehë qëndrimin e shtetit kosovar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›