E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 ditë paraburgim për nëntë të arrestuarit nga policia e Serbisë

Beograd -Nëntë nga të arrestuarit në luginën e Preshevës do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë. Vendimi u morr nga gjykatësi i cështjes i cili deklaroi se autoritetet do te nisin hetimet për zbardhjen dhe vërtetimin e akuzave ndaj ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-luftëtarët e UÇK-së dyshohen se janë të përfshirë në vrasje dhe rrëmbime në Kosovë në vitin 1999. Prokuroria Serbe deklaron se ata janë të perfshire në së paku 51 vrasje dhe 159 rrëmbime në qytetin e Gjilanit në Kosovë.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi, tha për BBC, se arrestimet e dhjetë pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga policia serbe, kanë prapavijë politike dhe bëhen për të mbajtur të tensionuar gjendjen në Luginën e Preshevës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›