Situatë e qetë në Mitrovicë-vlerëson Komiteti i Sigurisë
Mitrovicë -Fundjava në veriun e Kosovës ka qenë përgjithësisht e qetë dhe pa incidente-kështu ka vlerësuar sot përfaqësuesit e strukturave të sigurisë dhe ato politike në Mitrovicë. Kryetari i komunës Bajram Rexhepi tha se gjatë ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë incident serioz që do të reflektohej në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Komandanti i stacionit të policisë në jug, kap. Bashkim Spahiu, tha se edhe në këtë pjesë të qytetit gjendja ka qenë e qetë, teksa nënvizoi se policia ka shtuar masat e sigurisë në mënyrë që gjendja të mbetet nën kontroll.
Ai tha se shqetësimi kryesor i këtyre ditëve ka qenë ngarkesa e madhe në trafik si dhe përdorimi i mjeteve piroteknike. Ai apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos përdorin mjete të tilla, prej të cilave mund të pësojnë dëmtime. Këtij apeli ju bashkëngjit edhe kryetari Rexhepi, i cili kërkoi që ndërrimi i moteve të festohet pa të shtëna dhe mjete piroteknike, duke treguar një qytetari dhe sjellje dinjitoze.