Serbia nuk heq embargon e importeve kosovare
Beograd -Qeveria e Serbisë nuk ka ndërmend të tërheqë vendimin me të cilin që nga 3 dhjetori i këtij viti është ndaluar hyrja dhe tranziti i prodhimeve nga Kosova, te të cilat në dokumentacionin përcjellës në vend të doganës së UNMIK-ut përmendet dogana e Kosovës. Por askush zyrtarisht në Beograd nuk dëshiron të komentojë vendimin e autoriteteve të Kosovës se do të përgjigjen me të njëjtën masë. Sipas shtypit serb, Serbia në Kosovë eksporton 15 herë më shumë mallra sesa që importon.
Sipas shënimeve të Drejtorisë së doganave të Serbisë qarkullimi i regjistruar i mallrave të Serbisë në Kosovë vitin e kaluar ishte 199,7 milionë dollarë. Nga Kosova Serbia ka importuar mallra në vlerë prej 10,04 milionë dollarë. Qarkullimi i mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lirë, pohon gazeta "Veçernje novosti". Sipas marrëveshjes së CEFTA-s nuk paguhet dogana për mallrat e Serbisë. Po ashtu nuk paguhet as TVSH, por vetëm një taksë e UNMIK-ut.
Prodhuesit nga Serbia të cilët tradicionalisht i shesin mallrat e tyre në Kosovë thonë se ende janë duke menduar se në ç'mënyrë t'i shesin prodhimet e tyre në tregun e Kosovës. Ata mendojnë se nëpërmjet firmave të tyre në Mal të Zi do t'ia dalin t'i shesin prodhimet e veta edhe në Kosovë. Qik