E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i SHISH, sotdiskutimet nëKomisionin e Sigurisë

TIRANE- Ndryshimet e reja, të propozuara nga maxhoranca në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, pritet të shqyrtohen për herë të parë në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Amendamentet që synojnë forcimin e kontrollit kuvendor ndaj shërbimeve inteligjente, do të diskutohen nga deputetët në një mbledhje me dyer të mbyllura, ku pritet të marrë pjesë edhe një specialist britanik, i dërguar nga OSBE-ja. Kreu demokrat i këtij komisioni, Leonard Demi sqaroi dje se “mbledhja do të fillojë në orën 10:00. Eksperti britanik tashmë ka mbërritur në Shqipëri, dhe do të largohet ditën e enjte”. Pak muaj më parë maxhoranca i tërhoqi në momentet e fundit nga votimi, ndryshimet në ligjin për SHISH-in, që sipas ndërkombëtareve cënonin pavarësinë e këtij institucioni.
PS akuzon kryeministrin se po kërkon të mbajë n nën kontroll Shërbimin Informativ SHtetëror dhe i kërkon “të mbajë duart larg nga ky institucion” . Dje në komisionin u debatua vendimi i qeverisë për t’i shkurtuar fondet buxhetore Shërbimit Informativ Shtetëror. Në buxhetin e vitit 2010, SHISH-it iu shkurtuan fondet në një vlerë totale rreth 57 milionë lekë. Me rishikimin e buxhetit Ministria e Financave shkurtoi edhe 27.7 milionë lekë të tjera. Deputetët e Partisë Demokratike ndanë vlerësime pro e kundër lidhur me vendimin. Zv/Drejtori i SHISH Ylli Alushi deklaroi se "shkurtimi i buxhetit do të ndikojë direkt në uljen e efektivitetit të SHISH-it. Përqindja e këtij efektiviteti do të jetë shumë e ulët".
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›